Futboll

Sekretet e Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez është shndërruar në idhullin e ri të tifozerisë së Interit. Sulmuesi argjentinas ka qenë lideri i skuadrës zikaltër në sezonin e kaluar kur arriti të udhëhiqte formacionin e Inzagit në një titull kampion të jashtëzakonshëm për yllin e dytë në fanellë.

BABAI – Lautaro është rritur në një familje futbollistësh. I ati, Mario Martinez ka qenë lojtar krahu dhe ka luajtur për Rozarion, Rasin de Olavarria dhe Liniers, klub i vogël ku nisi rrugëtimin Lautaro. Debutoi një vit pasi babai la futbollin.

IDHUJT – Idhulli i tij është kolumbiani Radamel Falkao, të vetmit lojtar që interisti i ka kërkuar fanellën në karrierën e tij. Diego Milito është një tjetër model që ka ndjekur, i cili duket se i ka lënë stafetën si me Rasing ashtu edhe me Interin.

VENDBANIMI – Sapo erdhi në Milano zgjodhi zonën “CityLife”, por menjëherë ndryshoi për të jetuar në qendrën historike. Nga pishina e shtëpisë së tij në Montenapoleone admiron të gjithë qytetin.

DEMI – E quajnë kështu sepse një shok i skuadrës së tij Santiago Rejes i foli disa herë “Toro” për shkak se ai përplasej me të gjithë dhe kishte një goditje shumë të fortë.

LIDHJA – Lautaro dhe bashkëshortja e tij Agustina janë njohur në vitin 2018 në një diskotekë në Buenos Aires. Çifti kanë 2 fëmijë, Nina dhe Teo. Jashtë fushës së lojës ai është një baba shembullor. Nuk kanë dado në shtëpi. Kujdeset vetë për fëmijët bashkë me Agustinën. Tatuazhet- Mes tatuazheve të shumta të kapitenit të Interit gjendet edhe një dem me mbishkrimin Toro. “Tatuazhet e mia flasin për mua, familjen, jetën dhe besimin”, tregon ai. Të parin e ka bërë në moshën 15-vjeçare. “Nëna ime nuk ishte dakord sepse isha ende i vogël. E nisa duke bërë emrin e gjyshit”.

VERA – Si një argjentinas i mirë, Martinez adhuron mishin dhe biftekët, por gjithashtu edhe verën e kuqe. Bashkë me Agustinën kanë një kantinë në Argjentinë, në vendin ku ka lindur ajo.

REFUZOI REALIN – Nuk e bëjnë të gjithë që të refuzojnë Realin, por Lautaro po. “Jo, Faleminderit” i ka thënë Martinez ofertës së Realit të Madridit që kur ishte 18 vjeç dhe preferoi të qëndronte në Ransing Avejaneda.

BASKETBOLL – Lautaro ka lindur në Bahia Bianka, qytet i Manu Xhinobilit. “Nëse nuk do të isha futbollist do të luaja basketboll”, tha ai. Megjithatë, në familjen e tyre është vëllai basketbollist.

FILIPO – Një nga lidhjet më të forta, Lautaro Martinez i ka me Filipo Rafaelen, konsulentin e tij që kur nisi të jetojë në Itali. Të dy janë bërë miq dhe shkojnë bashkë me pushime./panorama


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë