Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama duke i shprehur mbështetjen pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një njoftim zyrtar, ka bërë të ditur se Sekretari Blinken dënoi sulmin e Iranit kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS të policisë shqiptare.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH.
Sistemi i policisë shqiptare TIMS u sulmua kibernetikisht 3 ditë më parë, duke dalë jashtë funksionit. Kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin edhe për këtë sulm kibernetik, që pason ndaj tij atij të e-Albania në muajin korrik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.