Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar sot se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të begatë, më të qëndrueshme dhe të sigurt.
Në një letër urimi për pavarësinë, Blinken tha se SHBA-ja e përgëzon Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, ndërsa duartroket edhe përpjekjet e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e përqendruar në njohjen reciproke, do të kërkojë nga të gjitha palët të demonstrojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për kompromis”, tha Blinken.
“Shtetet e Bashkuara i vlerësojnë lidhjet e forta midis njerëzve tanë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik”, tha Blinken.
Një ditë më herët, Kosovën e uroi edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Biden, mes tjerash, shprehu gatishmërinë për të punuar me Qeverinë e re të Kosovës në rrugën e integrimit europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.