Banka e Shqipërisë parashikon që ekonomia e vendit të tkurret në masën 7,6 % gjatë 2020-ës dhe të rritet në territor pozitiv në 2020-ën, megjithëse, sipas Guvernatorit Gent Sejko e ardhmja mbetet e pasigurt.
Ky parashikim është për një skenar bazë me situatën aktuale, por nëse do të ketë një karantinë të dytë, Banka e Shqipërisë thotë se tkurrja do të jetë e thellë dhe dramatike.
Në konferencën rutinë pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, i cili mitratoi raportin e ndërmjetëm të politikës monetare, Sejko tha se “ndikimi i pandemisë në ekonominë e vendit qe i plotë dhe serioz në tremujroin e dytë me tkurrje të thellë 10,23 % dhe papunësi të lartë 11,9% , por ka ardhur drejt reduktimit në vazhdim, megjithëse mbetet në territor negative”.
Këshilli Mbiqyrës vendosi të mbajë normën bazë të interesit të lekut në 0,5 % me argumentin se Politika Monteare mbetet e përshtatshme dhe pritet që brenda 2022-it inflacioni të shkojë nën objektiv, 3%.
Siapas BSH-së, nëse do të ketë një izolim të dytë kombëta dhe do të ketë vështirësi në transmetimin e politikës monetare, do të ketë një lehtësim të kësaj të fundit.
BSH thotë se do të vijojë me injektimin e likuiditetit në ekonomi, por rreziqet mbeten; ato burojnë nga zgjatja e theksuar në kohë e pandemisë dhe riprezantimi i mundshëm i distancimit social, mostransmetimi i poltikës monetare, etj.
I pyetur për borxhin publik, guvernatori theksoi se “është një e keqe e domosdoshm. Të gjitha shtetet e kanë rritur borxhin, por janë toleruar për të përballuar krizën. Edhe Moody’s nuk e ka ndryshuar renditjen e Shqipërisë në këtë drejtim, pavarësisht rritjes së borxhit sepse është justifikuar nga pandemia”. Por sipas guvernatorit ulja e borxhit dhe defiçitit janë prioritete menjëherë sapo të nisë ekonomia të rimëkëmbet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



