Ekonomi

Sejko: Rritja e normës së interesit nuk ka dhënë efekt në kreditim

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se rritja e normave të interesit në 1% nuk ka dhënë ende efekt në kredi dhe depozita.

Gjatë një konference për shtyp, Sejko tha se efekti është ndjerë në tregjet monetare, por jo në kreditë konsumatore, që janë të lidhura drejtpërdrejtë me rritjen e normave të interesit.

Rritja e normave u bë nga Banka e Shqipërisë gjatë muajit mars 2022, për të penguar një rritje më të shpejtë dhe të dëmshme të inflacionit.

Për inflacionin, Guvernatori Sejko, tha se deri në 2023-shin do të ulet dhe në vitin 2024, do të shkojë nën objektivin e BSH-së.

Guvernatori tha edhe se ritmi i rritjes së ekonomisë do të  jetë i ngadaltë për shkak të frikës nga lufta në Ukrainë,


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë