Ekonomi

Sejko: Qeveria kujdes me borxhin, të menaxhojë paketat e ndihmës financiare. Amnistia të studiohet

Nga Gazeta ‘SI’ – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se në situatën momentale ekonomike, qeveria duhet të ketë në fokus stabilitetin e nivelit të borxhit publik.

Në përgjigje të pyetjes së Gazetasi.al në konferencën mujore të Bankës, Sejko theksoi se ndihma ndaj shtresave të varfëra.

“Ne kemi rekomnduar të kenë kujdes me nivelin e borxhit, por paralelisht edhe trajtimi i shtresave në nevojë. Paketat e rezistencës sociale, janë elementë pzoitivë, por duhen bërë të balancuara për të mos cënuar nivelin e borxhit publik”, – tha Guvernatori.

Pa dhënë më shumë detaje, ai shtoi se BSH i ka dërguar një listë sugjerimesh për masat fiskale momentale, ministrisë së Financave.

Pyetur për Amnistinë Fiskale, Sejko tha se Banka e shikon si zhvillim pozitiv që formalizon ekonominë, fut në sistem paranë jashtë bankës, por se duhen studiuar paraprakisht efektet e saj, kështu BSH do të ishte dakord.

“Ne e shohim Amnistinë me kosto dhe benefite. Ajo do të kishte impak pozitiv, në ekonomi, tregje dhe në buxhetin e shtetit. Por kosto është ajo e rrezikut të pastrimit të parave. Kemi theksuar që duhet të miratohet pasi të studiohet. Element që shton administrimin fiskal dhe përfshirjen. “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë