Para

Sejko: Përdorimi i cashit në ekonomi kosto 1% e PBB-së, nxitje për informalitet

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur se përdorimi i cash-it në ekonomi ka kosto mbi 1% të PBB-së dhe konsiderohet si një nxitës i informalitetit.

Sejko në mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, u shpreh se “Ka studime empirike të kryera nga BSH në bashkëpunim me BB se përdorimi i cash-it në ekonomi përtej efekteve zbehëse tek mekanizmat e BSH-së në funksion të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar dhe zhvillimit ekonomik, ka edhe një kosto shtesë konkrete nga përdorimi si mjet pagese që në nivel ekonomie shkon në më shumë se 1% të PBB. Për më tepër përdorimi i parasë fizike mund të konsiderohet edhe si nxitës i informalitetit në ekonomi.”
Kurse Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj ka bërë me dije se “Ligji i fiskalizimit është në fazën finale të konsultimit.”

Ky ligj është shprehur Denaj synon minimizimin e nivelit të ekonomisë informale, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, identifikimin e lehtë të evazionit, bërjen e auditimit të taksave me më tepër elemente, uljen e nivelit të korrupsionit në administratë, ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët dhe biznesin dhe pozicionimin e Shqipërisë më afër standarteve të BE.

Që prej vitii 2015 Banka e Shqipërisë ka organizuar Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Pagesave.

Për rrjedhojë, u shpreh guvernatori Sejko, strategjia në fjalë synon të krijojë një treg bashkëkohor dhe gjithëpërfshirës të pagesave me vlerë të vogël, të mbështetur nga infrastruktura të sigurta dhe eficiente, dhe nga një gamë e gjerë instrumentesh dhe shërbimesh të pagesave që përmbushin nevojat e përdoruesve të aftë financiarisht për të kryer pagesa në të gjithë vendin.

Strategjia është ndërtuar me mbështetjen e Bankës Botërore dhe synon të adresojë më së miri nevojat e tregut vendas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë