Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur se BSH nuk do të rrisë më tej normën e interesit, për një periudhë të pacaktuar.
Ai ka deklaruar se prodhimi i brendshëm bruto pësoi rritje, ndërsa rënia e inflacionit pasqyroi rënien në vendet partnere. Rritja e ekonomike, sipas tij është ushqyer nga rritje e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, por edhe nga ndërtimi.
“Rritja e pagave dhe punësimit ka zbutur ndikimin e rritjes së çmimit në ekonomitë familjare.
Normat e interesit kanë pësuar ndryshim nga 0.5 përqind në 3 përqind deri në muajin mars, normë të cilën kemi marrë vendimin të mos ta ndryshojmë.
Normat e depozitave e kredive kanë ardhur në rritje.
Pritet rënie e inflacionit në gjysmën e parë të 2024, çka do të pasqyrojë atë që do të ndodhë në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Sejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



