Ekonomi

Sejko: Me rritjen e çmimeve, mund të rishikojmë masat lehtësuese monetare

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, do të rishikohet politika monetare.

Guvernatori Sejko shtoi se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

Gjatë fjalës së tij, z.Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa theksoi se. “Rritje me bazë të gjerë e kërkesës për mallra dhe shërbime.
Rritje e mëtejshme e ekonomisë shqiptare në afatmesëm, premisa për normalizimin e inflacionit deri në 2022.Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe në votë. Ruhet kahu stimulues i politikës monetare. Do i shërbejë kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv.
Rritja ekonomike rezultoi më i shpejtë dhe niveli i inflacionit disi më i lartë se parashikimi. Rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga rrjeti i huaj.
Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rritje të shpejtë vitin e ardhshëm”, tha Sejko.

Më herët, kur inflacioni në Shqipëri po rritej më shpejt nga se pritej, njësoj me vendet europiane, Guvernatori i BSH-së, pati lajmëruar se nuk ka vend për shqetësim dhe se është thjeshtë rritje e përkohshme. Ndërkohë, vendet e huaja nuk ishin dakord me një përcaktim të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë