Ekonomi

Sejko: Ekonomia u ngadalësua dy muajt e parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është shprehur se përkeqësimi i ekonomive të huaja dhe situata e brendshme politike mund t’i ndryshojë parashikimet për ekonominë.

Sipas tij, të dhënat e analizuara nga Banka Qendrore nuk janë tregues të periudhës që kur kanë nisur tenisonet politike, kështu që nuk ka rekorde nëse situata ka ndikuar realisht në ekonominë e vendit, por sipas tij Banka është nën monitorim të situatës dhe do të reagojë sipas rastit.

Këshilli Mbikqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuar 1% normën bazë të interesit duke vlerësuar se stimuli monetar përmes normave të ulta të interesit është ende i nevojshëm për rritjen ekonomike dhe ardhjen e inflacionit në objektiv.

Edhe bankat qendrore kryesore, tha Sejko në konferencën për shtyp të së enjtes, e kanë parë të nevojshme shtyrjen në kohë të ndryshimit të politikës monetare.
Sejko tha se inflacioni në dy muajt e parë të 2019-ës ka pësuar ulje dhe ritmi i rritjes ekonomike është ngadalësuar.Ai e shpjegoi sitautën si efekt i mosprodhimit të energjisë elektrike për shkak të motit, por që sipas guvernatorit Sejko nuk do të ndikojë në afatmesëm.

Edhe eksportet vlerësoi Sejko kanë shënuar rënie në dy muajt e parë të vitit si pasojë për të e konjukturave jo të favorshme ndërkombëtare për disa produkte tonat.

Guvernatori e vlerësoi kursin e këmbimit relativisht të qëndrueshëm duke balancuar kërkesën dhe ofertën për valutë.
Kredia në terma absolutë ka rënë për shkak të efektit kontambël dhe mbiçmimit të kursit të këmbimit, megjithatë pohoi guvernatori, politika monetare lehtësuese ka patur ndikim pozitiv në kreditim. Sipas tij synimi i BSH-së është që deri në 2020-ën inflacioni të jetë në objektiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë