Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka pohuar se ekonomia shqiptare do të hyjë në recesion pasi kriza e shkaktuar nga Covid-19 ka goditur të gjithë treguesit ekonomikë.
Gjatë konferencës për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës së BSH-së, ai deklaroi se politika monetare aktuale është e përshtatshme për të përballuar emergjencën aktuale, por duke qenë se pasiguria e parashikimit është e lartë, nëse pandemia zgjat dhe BSH do të lehtësojë më tej politikën monetare me stimuj jokonvencionalë.
Këshilli Mbikqyrës vendosi që ta mbajë normën bazë të interesit në 0,5 % dhe do të vijojë përgjatë gjithë periudhës së krizës, sipas guvernatorit Sejko.
“Emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga përhapja e Covid-19 dhe masat e autoriteteve publike për kontrollin e saj në Shqipëri dhe botë përbëjnë një sfidë për stabilitetin ekonomik të vendit, për shëndetin e financave të biznesit dhe familjeve si dhe për qendrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit në afatin e mesëm dhe të gjatë. Të dhënat tregojnë se Covid-19 do të ketë ndikim të fortë në të gjithë treguesit ekonomikë të vendit, Masat e distancimit social dhe rritja e pasigurisë kanë sjellë një ngadalësim të të gjithë komponentëve të kërkesës aggregate, eksportit të mallrave dhe shërbimeve, konsumit familjar dhe investimeve, Mbyllja e përkohshme e disa aktivietteve ka sjellë rënie të prodhimit. Goditja e dy-fishtë e kërkesës dhe ofertës do të pasqyrohet në rënien e ekonomisë gjatë 2020”, u shpreh guvernatori.
Rënia e prodhimit, vijoi ai, do të pasohet me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare, vështirësi financiare për bizneset.
Në terma afatmesëm dhe afatgjatë shëndeti i ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.
Në skenarin pozitiv nëse masat vijojnë të lehtësohen gjatë tremujorit të dytë aktiviteti në fund të tremujorit të dytë do të ketë pikun e ngadalësimit dhe në dy tremujorët në vijim do jetë negative dhe 2021 I kthehet rritjes.
Inflacioni I qendrueshëm në 2020 dhe rritje graduale në vitet pasuese.
Pandemia do të lërë gjurmë të dukshme në ekonomi, tha Sejko, por kalimtare dhe nuk do të cenojë trendet e rritjes në afatgjatë.
Biznesi u shpreh ai, duhet të marrë masat dhe të krijojë premisa për tu rekuperuar në të ardhmen dhe politika fiskale duhet të ketë rol primar për përballimin e situatës.
Sejko vlerësoi se rritja e borxhit publik është e pranueshme për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit.
Ai bëri me dije se nga garancia sovrane e qeverisë për të mbështetur bizneset si pasojë e krizës, kanë përfituar deri më tani vetëm 70 biznese për të cilat në total janë lëvruar 8,5 mln euro. Sejko tha se po diskutohet edhe për garancinë e dytë sovrane mes qeverisë dhe bankave.
Ndërkohë që nga ristrukturimi i kredive kanë përfituar 21 mijë persona dhe biznese.
Në para janë 2 mld euro që do tu mungojnë deri tani bankave nga këstet e papaguara të kredive të marra.
Banka e Shqipërisë, ndërkohë po diskuton me Bankat e Nivelit të Dytë për një shtyrje të mudnshme tjetër.
“Do të ketë një sasi të madhe të kredive të shtyra si pasojë e vështirësive financiare. Po shikojmë situatën financiare të bankave dhe bizneseve, dhe mundësia një reagimi nga BSH pas tremujorit të parë. Disa biznese do të kenë vështirësi më të mëdha dhe do të marrim në konsideratë një ristrukturim tjetër më afatgjatë, por do të jetë në funskion të një analize të bzneseve të caktuara, Turizmi mund të ketë më shumë nevojë. Vendimmarrja do të bëhet në fund të afatit tremujor”, tha Sejko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




