Treg

Sejko: Blerja e Alpha Bank do të përmirësojë tregun. Po përgatisim sistemin e pagesave në euro

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se blerja 100% e aksioneve të Alpha Bank nga OTP NYRT do të konsolidojë më tepër tregun bankar dhe të rrisë konkurrencën. Ai shtoi se krijimi I bankave më të mëdha do të rrisë mundësitë e kreditimit dhe likuiditetin.

Sejko tregoi se Banka po punon për sistemin e ri të pagesave për shlyerjen e tyre në monedhën Euro në Shqipëri. “Ky sistem ka për qëllim të rrisë efektivitetin e këtij segmenti të tregut, duke ulur kostot e mbartura nga bankat nëpërmjet zgjidhjeve aktuale, të cilat kanalizohen tek klienti i fundit dhe më tej. Kjo do të shërbejë gjithashtu për të forcuar formalizimin e ekonomisë shqiptare.”

Gjatë takimit të tij më Shoqatën Shqiptare të Bankave, Sejko tha shtoi se BSH si autoritet mbikëqyrës ka rol të rëndësishëm në përafrimin e standardeve me BE-në dhe se çelja e pritur e negociatave për anëtarësim do të forconte rritjen ekonomike dhe do të nxiste investimet e huaja dhe ato vendase. 

“Sektori bankar shqiptar, edhe këtë vit, vijoi tendencën e tij të ecurisë pozitive dhe u shfaq i qëndrueshëm ndaj goditjeve nga jashtë. Veprimtaria e sektorit vijoi të zgjerohej mbi 9%, mbështetur kryesisht nga depozitat vendase. Fitimi është përmirësuar ndërsa likuiditeti mbetet i lartë”,-u shpreh Guvernatori i Bankës.

Sejko tregoi se portofoli i kredive është mirëdiversifikuar, si në lekë dhe në monedhë të huaj, për biznese, për kredi për tregti me pakicë dhe atë hipotekare. Raporti i kredive me probleme është ulur, nga 8.13% në 6.3%, duke përfituar nga rritja e portofolit total të kredive dhe nga reduktimi i kredive me probleme ,-17%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë