Guvernatori i Banksës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë.
Gjatë një konference për mediat, Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet.
Ndër të tjera, Sejko u shpreh se për të ardhmen mbeten pozitive.
“Të dhënat e reja, të marra në analizë, kanë qenë në përgjithësi në linjë me pritjet tona. Aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet në 3 mujorin e dytë dhe të tretë të vitit, ndërsa inflacioni ka ardhur në rënie.
Këshilli mbikqyrës vlerësoi se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare, ka dhënë një kontribut pozitiv në trendin rënës të inflacionit dhe në ruajtje të ekuilibrave makroekonomikë të vendit.
Projeksionet për të ardhmen mbeten pozitive. Megjithë ngadalsimin e përkohshëm, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në të ardhmen, ndërsa inflacioni parashikohet të kthehet në objektiv, në mesin e vitit 2024.
Në këto rrethana, Këshilli Mbikqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Inflacioni vijon të shënojë rënie në 3 mujorin e tretë të vitit, duke regjistruar vlerat respektive 4.2 dhe 4.5 %, në muajt korrik dhe gusht.
Ritmi i rënies, erdhi me ngadalësim gjatë 3 mujorin e tretë, ndërkohë që inflacioni i çmimeve të shërbimeve dhe mallrave të konsumit afagjatë, u shfaq i qëndrueshëm”, theksoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



