Para

Sejko: 23 pagesa digjitale për frymë gjatë 2024-s

Nga Gazeta ‘SI’- Në vitin 2024 një shqiptar ka kryer mesatarisht 23 pagesa digjitale, me një rritje 100% nga 2023-shi.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me bizneset tha se Shqipëria po përparon shpejt në inovacionin financiar dhe se 78% e qytetarëve kanë të paktën një llogari bankare. 

“Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 23 në vitin 2024, nga vetëm 2 pagesa për frymë në vitin 2015. Gjithashtu, përfshirja financiare – e matur si përqindje e popullsisë që zotëron të paktën një llogari financiare – ka arritur në 78%, nga rreth 40% në vitin 2015. Infrastruktura për pranimin e instrumenteve digjitale të pagesave gjithashtu ka njohur rritje të përshpejtuar. Instrumente të reja, si pagesat nëpërmjet portofoleve elektronike, po gjejnë përdorim gjithnjë e më të gjerë, duke u shtrirë edhe në popullsi ku aksesi bankar është më i rrallë”, u shpreh Sejko.

Guvernatori shprehu se po punohet për të jetësuar “Open Banking” ,që pritet të të ulë kostot e shërbimit, rrisë shpejtësinë e pagesave elektronike, si dhe përmirësojë përvojën e përdoruesve në një sektor të avancuar bankar.

Përmes open banking, klientët shqiptarë mund të autorizojnë palët e treta të transferojnë fondet nga llogaritë e tyre bankare për të kryer pagesa dhe për të marrë shërbime të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë