Motosport

Sebastian Fetel njofton tërheqjen në fund të vitit, ka fituar 4 tituj

Gazeta Si – Është shpallur 4 herë kampion bote në Formula 1. Ka fituar 53 gara. Piloti i tretë i të gjitha kohërave që është ngjitur në shkallën më të lartë të podit. Sebastian Fetel ka vendosur të thotë ‘mjaft’.

Gjermani sapo ka njoftuar tërheqjen nga niveli më i lartë i automobilizmit në fund të vitit: “Gjatë 15 viteve të fundit kam pasur privilegjin të punoj me shumë persona fantastikë në Formula 1. Janë shumë dhe nuk mund të bëj një listë.

Sebastian Fetel. Gazeta Si, 28 korrik 2022

Dy vitet e fundit kam qenë pilot i ‘Aston Martin Aramco Cognizant’. Edhe pse rezultatet tona nuk kanë qenë të mira, siç shpresonim, jam i bindur se kemi përgatitur gjithçka për të ardhmen, për të garuar në nivelet më të larta”, – u shpreh Sebastian Fetel.

“Vendimi për t’u tërhequr ishte shumë i vështirë dhe e kam menduar gjatë, – theksoi më tej ish-piloti i Ferrarit. – Në fund të vitit do të marr kohë për të reflektuar se ku do të fokusohem në të ardhmen.

Jam baba dhe dua të kaloj më shumë kohë me familjen time. Sot nuk dua të them lamtumirë. Dua t’i falënderoj të gjithë, veçanërisht tifozët, pa pasionin dhe mbështetjen e të cilëve Formula 1 nuk do të ekzistonte”, – tha Sebastian Fetel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë