Nga Gazeta ‘Si’- Ndërsa tensionet jashtë Kuvendit zgjatën rreth dy orë e gjysmë, seanca parlamentare zgjati më pak se 30 minuta.
71 deputetë të PS ishin të pranishëm në sallë duke u futur nga hyrja e sigurisë dhe duke mundësuar kështu mbajtjen e seancës. Gjatë seancës deputeti i maxhorancës, Frrok Gjini kërkoi që kolegët që nuk ishin të dënuar, duhet të lejoheshin në sallën e Kuvendit.
Për këtë, Spiropali u shpreh se deputetët që s’janë të dënuar duhet të jenë në sallë, ndërkohë që apeloi ndaj demokratëve që të mos t’i pengojnë.
Pak para përfundimit të seancës deputetët e PD-së sollën në Parlament disa manekinë.
Në kokat e tyre ishin vendosur fotot e kryeministrit Edi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj, vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, vëllait të ish-ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj. Manekinët ishin veshur me rroba të burgosurish.
Ishte deputeti Noka ashtu si herën e shkuar, që i hodhi benzinë manekinave dhe u vuri flakën.
Opozitarët lëvizën nga vendi edhe simbolikën e tetorit rozë, për t'u vënë flakën atyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.