Drejtësia

Seanca për Veliajn, përfaqësuesja e qeverisë: U shkarkua se nuk ishte në detyrë!

Nga Gazeta ‘Si’- Përfaqësuesja e qeverisë Ina Qosja ka shtruar relatimin e saj ligjor mbi argumentin pse Këshilli i Ministrave ka firmosur shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës.

Përfaqësuesja e qeverisë thotë se Veliaj është ankimuar se shkarkimi i tij është antikushtetues, ndërkohë është ligjor.

“Ankimuesi pretendon se shkarkimi i tij nga detyra ka ndodhur për shkak të shkeljes së rendit të Kushtetutës ose të ligjeve, siç parashikon neni 115 i Kushtetutës, e cila është e vetmja mënyrë që ai të legjitimohet përpara kësaj gjykate.

Ndërkohë që shkarkimi i tij nuk është kryer për shkak të kësaj dispozite. Ai nuk është shkarkuar për rrethanë kushtetuese, por ligjore, për shkak se nuk është paraqitur në detyrën e parashikuar nga neni 62 për vetëqeverisjen vendore,” – tha përfaqësuesja e qeverisë.

Ajo tha se qeveria e merr vendim mbi konstatimin e Këshillit Bashkiak.

“Kjo nuk kërkon një hetim administrativ të thelluar. Këshilli i Ministrave me vendimin e tij deklaron shkarkimin e kryetarit duke u bazuar në konstatimin e kryer nga Këshilli Bashkiak dhe propozimin e paraqitur prej tij.

Në rastin konkret, mund të shtojmë edhe faktin se mungesa e kërkuesit përtej afatit tre mujor është një fakt i njohur botërisht. Për pretendimet për cënimin e të drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur, ka pasur dijeni për nismën për shkarkimin e tij”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë