Gazeta Si – GJKKO ka caktuar datën 25 shtator ora 11.00 për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngërkim të ish presidentit Ilir Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.
Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik që u hodh javën e kaluar.
Gjoka do shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të kaluar dosjen për gjykim, ndërkohë që kjo e fundit ka në dorë edhe dy opsione të tjera, ta kthejë sërish dosjen në SPAK ose të pushojë hetimet.
SPAK mori të pandehur Ilir Metën e Monika Kryemadhin për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë dhe pritet që të mbahet gjyqi për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për dërgimin e tyre në gjyq.
Të pandehur në kuadër të kësaj dosjeje u morën edhe 3 persona të tjerë, mes tyre edhe nëna e Monika Kryemadhit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



