Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri serb Millosh Vuçeviç, deklaroi se është gjithmonë mirë të dëgjohet e vërteta për ‘Kosovën dhe Metohinë’ në Kombet e Bashkuara, por shtoi se nuk pret përfundime të mëdha nga seanca e nesërme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
I pyetur se çfarë pret nga kjo seancë, Vuçeviç tha se është i sigurt se çdo diskutim për çështjen e ‘Kosovës dhe Metohisë’ në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të çojë në një polarizim të qartë ndaj shteteve që e njohin ‘të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës’ dhe atyre që njohin sovranitetin e Serbisë, në përputhje me të drejtën publike ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.
“Ata që mendojnë se Kosova është e pavarur ka gjasa të glorifikojnë ose justifikojnë veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe Prishtinës. Ata që respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të vënë në dukje shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut që, për fat të keq, ndodh çdo ditë ndaj popullatës serbe dhe joshqiptare në territorin e Kosovës dhe Metohisë – u tha Vuçeviç gazetarëve.// Novosti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.