Politike

Seanca e fundit plenare për këtë legjislaturë, projektligjet që do të diskutohen

Nga Gazeta ‘Si’- Sot parlamenti do të zhvillojë seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të.

Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.

Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

Projektligjet e tjera që janë parashikuar janë ai për investimet e huaja, për rezervat materiale të shtetit, për markat tregtare, për patentat dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë, për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, si dhe ai për pushtetet dhe autoritetet e komandimit të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, në axhendë janë përfshirë dy marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me kërkimin-shpëtimin ajror dhe lehtësimin e tregtisë elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë