Gazeta Si - Kombëtarja mbylli sot në mbrëmje përgatitjet para ndeshjes me Çekinë, që luhet nesër në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Pas Ismajlit, mungesë e konfirmuar është edhe ajo e Brojës.
Gjithë lojtarët e tjerë ishin të gatshëm për trajnerin Silvinjo në seancën e fundit, ku braziliani dha udhëzimet e fundit taktike. Mesfushorët Klaus Gjasula dhe Keidi Bare iu bashkuan grupit dhe janë të gatshëm.
Stërvitja nuk pati ngarkesë fizike, por u fokusua te situata të ndryshme loje që mund të hasen edhe në ndeshjen e nesërme. Shqipëri-Çeki nis në orën 20:45.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.