Politike

Së shpejti zgjedhje në 6 qytete të vendit…

Nga Gazeta Si- Në 6 qytete të vendit pritet që të ketë zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjeve të kryetarëve para dhe pas zgjedhjeve si dhe burgosjes së Erion Veliajt.

Sot Edi Rama, pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, propozoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryebashkiake, duke thënë se bashkia e Tiranës nuk mund të funksionojë si një trup pa kokë për një kohë kaq të gjatë.

Ndërkohë, kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës; Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi kanë dhënë dorëheqjen në mars të këtij viti pasi kandiduan për deputet në zgjedhjet e majit.

Rama gjatë Asamblesë, lajmëroi se Ervin Demo do jetë Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, pozicion që më herët u mbajt nga Arbian Mazniku.

Ndërkohë, ditën e djeshme dha dorëheqjen kryetari i Vlorës Ermal Dredha, duke thënë se ky vendim erdhi për rrethana aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative.

Bashkia e fundit që ‘ngeli’ pa kryetar është bashkia e Cërrikut pasi Andis Salla do të jetë ministër për Bujqësinë.

Rama tha se drejtimin e punëve të fshatit do t’ia besojë një personazhi nga bota periferike.

Kështu, 6 qytete të vendit janë pa një kryetar të zgjedhur nga njerëzit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë