Nga Gazeta ‘SI’ – Ferrari tregoi forcën ndaj rivalëve në “FIA World Endurance Championship 2025” kur vendosi 3 makina në 3 vendet e para të “Qatar 1812” ndërsa Corvette triumfoi në garën e LMGT3.
“#50 Ferrari AF Corse” kryesoi dhe u rendit e para e ndjekur nga skuadra private “#83 AF Corse 499P Hypercar” dhe #51 që u nis nga pole position për një triumf historik të markës italiane në disiplinën “Hypercar FIA WEC”. Në “Le Mans GT3”, Daniel Juncadella dhe TF Sport përdorën eksperiencën për të fituar pas 10 orëve duelin me Grégoire Saucy në bordin e McLaren. 12 muaj nga dominimi, “Porsche Penske Motorsport” bëri një paraqitje të dobët në vizitën e dytë në Lusail.

Të dyja makinat e markës gjermane vuajtën mungesën e shpejtësisë gjatë tërë garës. Një ditë e vështirë rezultoi edhe për dy skuadrat francize. Alpine A424 u duk e shpejtë në fillim por e mbylli garën jashtë zonës së pikëve. Ndërsa Peugeot 9X8 ishte anonime duke luftuar për mesin e klasifikimit. “Aston Martin THOR Team Valkyries” dihej që do të kishte probleme në debutimin në “World Enduro Championship”. Mirëpo skuadra largohet nga Katari me shumë të dhëna që do të ndihmojnë në rritjen e eksperiencës për vizitën e parë në Sebring, muajin e ardhshëm. “TF Corvette Z06 GT3.R” triumfoi pas nisjes nga vendi i 13.

Daniel Juncadella siguroi një rezultat të rëndësishëm për veten, Ben Keating dhe debutuesin në “WEC LMGT3” Jonny Edgar pas një masterclass-i mbrojtës në 60 minutat e fundit. Kjo ishte fitorja e parë e “Z06 GT3” në WEC dhe e dyta për makinën gjatë këtij viti pas asaj në klasin GTD në “Rolex 24 Daytona” në Janar. Në vendin e 3 u rendit “Bend WRT BMW M4 GT3 Evo” që u nis jashtë 10 vendeve të para. Timur Boguslavskiy kryesoi deri në orën e 10 përpara se të humbiste kontrollin dhe dy vende në pistë. Pesëshja e parë u kompletua nga “AKKODIS ASP Lexus”, dhe “#21 Vista AF Corse Ferrari”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




