Politike

Schieder për çështjen Balluku: Parlamenti Europian nuk komenton procedurat juridike

Nga Gazeta ‘Si’- Andreas Schieder, raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, ka komentuar në Tiranë çështjen e mandatit të Ballukut që ka dominuar debatin politik ditët e fundit.

I pyetur nëse shtyrja e procedurave parlamentare, do reflektohet në raportimet e PE-së, u shpreh se Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore.

“Sigurisht që kur vjen në Shqipëri, lexon shtypin, por dëgjon edhe aktorët e ndryshëm. Së pari, Parlamenti Europian nuk komenton çështje juridike apo ligjore, megjithatë institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, me gjetjet e tyre, në bazë të legjislacionit, kemi thënë që institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK-ut. Natyrisht nuk është për ne që të ndërhyjmë apo të komentojmë ndonjë rast specifik.  

Kjo është e njëjta gjë dhe për parlamentin austriak ku kam shpërblyer për një kohë të gjatë. Jemi marrë me çështje të tilla,. Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa raste të tjera duhet të shihet dosja me vëmendje. Mësova se ka një afat kohor që nuk ka përfunduar, dhe nuk është momenti për të bërë komente. Na kanë siguruar të gjithë aktorët në parlament se janë të përgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre”, theksoi ai.

Negociatat Shqipëri-BE

Ai u ndal edhe te protestat e fundit të opozitës, duke sugjeruar se “duhet shmangur dhuna” dhe se “Shqipëria duhet të ketë një qasje të bashkuar”.

“Mësova kohët e fundit se në Kuvend ka unaninimtet për disa çështje të jashtme, uroj të ndryshojë kultura edhe në çështje të tjera”, u shpreh ai dhe shtoi se Shqipëria ka pasur një ecuri madhore në negociatat me Bashkimin Europian.

“Shqipëria do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin, për mbylljen e kapitujve nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit, që ne e kënaqëm BE-në, por duhet bërë për harmonizim më të mirë të standardeve këtu dhe atyre në BE. Edhe pas miratimit të legjislacionit ka goxha punë për të bërë”, nënvizoi Schieder.

“Situata më pak dramatike nga se raportohet në media”

Sipas Schieder, shpesh mediat pasqyrojnë një realitet shumë më dramatik nga çfarë është në të vërtetë. Deklaratë kjo, referuar protestës kombëtare të 24 janarit.

“Personi që i dha emrin ktij koktejli molotovësh (referuar Sali Berishës), duhet ta themi se kontributi i tij në histori nuk ka qenë vetëm pozitiv.

Së dyti dhe ta themi qartazi, javën e shkuar pamë fotografi në media për protestat në Shqipëri që dukeshin dramatike, pastaj vjen këtu dhe sheh një situatë shumë më pak dramatike. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm edhe për perceptimin që ju prodhoni në media për mendjet e qytetarëve”, iu tha ai gazetarëve.

Më tej, tha se demokracia në vendin tonë po funksionon mirë.

“Ka debat deri në orën 4 të mëngjesit në Kuevnd. Ka hapësirë për deputetët e opozitës dhe amzhorancës për të diskutuar.”

U pyet edhe për deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha në Strasburg.

“Mos më bëni pyetje për gjithçka thotë Berisha sepse pastaj do më duhet të dal nga roli im institucional“, përfundoi Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë në PE.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë