Futboll

Schick-Burkardt, ‘bombarduesit’ e rinj në Bundesliga

Patrik Schick (Bayer Leverkusen) dhe Jonathan Burkardt (Mainz 05) shënuan 18 gola mes tyre në 6 javët e fundit përpara se të takoheshin në fundin e fazës së parë. Schick ka qënë në formë të pabesueshme javët e fundit pasi vuajti të gjente vazhdimësinë për disa sezone. Sulmuesi Leverkusen ka shënuar 65 gola në 126 ndeshje në Bundesliga. Numrat e 28 vjecarit mbeten impresionues kur krahasohen me kohën e dëmtimeve që ka kaluar.

Patrick Schick në formën më të mirë që nga dita e parë në Leverkusen

Shpërthimi në 6 javët e fundit e ka parë atë të shënojë dy apo tre gola në të paktën 3 raste përfshi pokerin ndaj Freiburg që kishte pësuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit përpara se të përballej me Schick në javën e 15. Më pas shënoi dy herë në fitoren 3-2 të Leverkusen ndaj Dortmund. Formë që detyroi Alonson ta quante “Patrik-un më të fortë që prej ditës së parë të spanjollit te Leverkusen”. Schick është tani shënuesi më i mirë cek në Bundesliga (65 gola) duke lënë pas Jan Koller (62). Ndërsa është i dyti në eficencën e shënimit të golave (+4.77), pas të pandalshmit Omar Marmoush (+4.81).

Binomi Schick-Burkardt që kërkojnë fronin e shënuesit më të mirë në Bundesliga

Ndërsa Burkardt e shkroi historinë e tij këtë sezon duke u bërë shënuesi më i mirë për Mainz 05 në Bundesliga (35 gola). Ai kaloi Karim Onisiwo-n (33) ndërsa 12 golat në sezonin 2024/25 e bëjnë atë shënuesin më të mirë gjerman, ndjekur nga Tim Kleindienst dhe Jamal Musiala (9 secili). Ky është sezoni i tij më i mirë në Bundesliga prej atij 2021/22 kur shënoi 11 gola. 7 gola ai i ka shënuar në 5 ndeshjet e fundit duke ndihmuar Mainz të ngjitet në vendet e sipërme dhe të rivalizojë me RB Leipzig dhe Frankfurt. 

Jonathan Burkardt, shënuesi më i mirë gjerman në Bundesliga 2024-2025

Forma e tij u shpërblye me grumbullimin nga Nagelsmann në Kombëtare ku debutoi në Tetor kundër Bosnje Hercegovinës. Duke debutuar në moshën 18 vjecare për Mainz 05 në Bundesliga dhe shënuar 10 gola në 20 ndeshje për Gjermaninë U21, grumbullimi në skuadrën e parë mund të kishte ndodhur më shpejt. Por megjithatë duket se Burkardt ka gjetur ritmin e tij dhe po udhëheq skuadrën drejt një kualifikimi të mundshëm në Kupat e Evropës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë