Pas një pune të pandërprerë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi të hënën në mbrëmje se efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare.
“Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.
Situata e zjarreve në ishullin e Sazanit vijoi të jetë problematike edhe diten e hene.
Në terren u angazhuan dhjetera forca ushtarake, ku mëngjesin e sotëm, mësohet se janë dërguar edhe 39 të tjerë.
Pavarësisht ndërhyrjes, ende nuk është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve.
Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar sërish në lidhje me situatën e zjarrit masiv që ka përfshirë ishullin e Sazanit.
“Në këto momente duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan. Trupat e Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës. Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave te Armatosura meriton mirënjohje”, tha Peleshi.









Ministri shtoi se i vlerëson të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, “por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës”.
Ministria e Mbrojtjes thotë se me të gjithë partnerët dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët.
“Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.
Fatkeqësisht edhe kjo vere do të jete shume e nxehte . Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashke situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera”, tha Peleshi.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjës ka dalë më vonë me një njoftim zyrtar rreth situatës së krijuar dhe faktit se pse nuk bëhet ndërhyrje nga ajri.
“ …FA ka në gatishmëri helikopterë të lehtë, por që në specifikat e përdorimit të tyre kanë kufizime për të marrë pjesë dhe për të përmbushur detyra në raste të llojeve të ndryshme të operacioneve të emergjencave.
Forca Ajrore ka helikopterë të kompletuar dhe të pajisur me mjete për operacione për mbështetje të emergjencave mjekësore si dhe edhe helikopterë ushtarakë të mesëm modernë të gjeneratës së katërt.
Si rregull ata i nënshtrohen kërkesave rigoroze të mirëmbajtjes dhe riparimit, bazuar mbi periudha përdorimi dhe kohë fluturimi. Në këtë proces, një pjesë e helikopterëve ushtarakë Cougar, të cilët prej një kohe të gjatë kanë qenë pjesëmarrës aktivë në operacione të shumta të emergjencave në kohë përmbytjesh, zjarresh, tërmeti, kushteve ekstreme të motit, në ndihmë të komunitetit, pjesëmarrjes në stërvitjet e ndryshme në Forcat e Armatosura, si dhe atyre me NATO-n të zhvilluara në vendin tonë, kanë kaluar në procesin e mirëmbajtjes dhe vënies në gatishmëri, në nivelin e tretë të mirëmbajtjes, proces që bëhet vetëm nga uzina jashtë vendit, të specifikuara për këtë nivel modern pajisjesh.
Ndërsa një pjesë e helikopterëve Cugar të riparuar përmes praktikës së re të bashkëpunimit me Agjencinë e Prokurimit të NATO (NSPA) ndodhen në Shqipëri.
Ndërkohë për çdo situatë dhe nevojë reale kur vihet në rrezik jeta e njerëzve apo banesat Shqipëria bashkëpunon me Mekanizmin e Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, Emergency Response Coordination Centre (ERCC) dhe në bashkëpunim me partnerët e saj është në gjendje të garantojë sigurinë…”, sqarohet në njoftim.
Ndërkohë, një vatër e re zjarri u regjistrua të hënën edhe në bashkinë e Gramshit.
Në Njësinë Administrative Kodovjat, midis fshatrave Bulçar dhe Shelsan janë djegur rreth 1 hektar pyje me pisha dhe kullota.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e qytetit të Gramshit të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e temperaturave
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




