Gazeta Si – Dy vjet pas dënimit në shkallën e parë, Gjykata e Apelit të Parisit vendosi për çështjen “Bismuth” dhe rrjedhimisht për fatin e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, avokatit të tij dhe një ish-magjistrati të lartë.
Sarkozy u dënua gjithashtu në Apel me tre vjet burg, një prej të cilëve pa lirim me kusht, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Kjo është një situatë e paprecedentë për një ish-president të Republikës Franceze.
Në qendër të gjyqit, ishte përgjimi i një telefoni celular të blerë në janar 2014 me identitetin e Paul Bismuth, një ish-shok i shkollës së mesme të avokatit Thierry Herzog, i përdorur nga ai dhe Sarkozy për të folur për Gilbert Azibert, asokohe Prokurori i Përgjithshëm në Gjykatën e Kasacionit, shkalla më e lartë e sistemit gjyqësor francez.
Azibert akuzohet se ka punuar në prapaskenë për të mbështetur një çështje në Apel të paraqitur nga Nicolas Sarkozy në rastin “Bettencourt”.
Në këmbim, ai do t’i kishte kërkuar Sarkozy-t ndihmë për të marrë një post të rëndësishëm në Principatën e Monakos.
Sipas vendimit, Sarkozy nuk do të shkojë në burg: vitin pa lirim me kusht, do ta kalojë në ‘arrest shtëpie’ me byzylyk elektronik.
Ish-presidenti francez, i cili gjithmonë është deklaruar i pafajshëm, do të bëjë një apel përfundimtar në Gjykatën e Lartë.
Situata e tij gjyqësore është shumë e vështirë: përveç apelit të sotëm, prokuroria kombëtare financiare, javën e kaluar kërkoi aktakuzën në rastin e financimit të pretenduar nga Gaddafi për fushatën e tij fitimtare presidenciale 2007 dhe në vjeshtë ai do të përballet me procesin e apelit për çështjen “Bygmalion”, e lidhur me kostot e fushatës së mëvonshme të vitit 2012, për të cilën ai tashmë ishte dënuar në shkallën e parë në shtator 2021 me një vit pa lirim me kusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



