Nga Gazeta ‘Si’- Është gjetur i pajetë 50-vjeçari Naim Likometi i cili u raportua i humbur.
Pas hetimeve dhe kërkimeve intensive, mësohet se 50-vjeçari është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Gjiri i Hartës”. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se është vetëmbytur.
“Trupi i këtij shtetasi u gjet si rezultat i kërkimeve të pandërprera të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pas kallëzimit të bërë dje nga bashkëshortja e 50-vjeçarit, për humbjen e kontakteve me të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




