Ka ndodhur

Sarandë/ Turisti francez i dehur bie nga lartësia, gjendet i vdekur në rrugën ‘Butrinti’

Nga Gazeta Si- Një 28-vjeçar francez është gjetur i vdekur në rrugën “Butrinti” në qytetin e Sarandës rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.

Referuar njoftimit të policisë, dyshohet se 28-vjeçari me iniciale M. F., ka qenë në gjendje të dehur dhe për pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu francez ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë