Ka ndodhur

Sarandë, shikon policinë dhe hedh armën nga çanta

Një 36-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës teksa lëvizte i armatosur në qytetin bregdetar.

Sapo pa policinë, ai tentoi t’i shmangej kontrollit fizik duke u larguar me vrap dhe hodhi nga çanta e dorës një pistoletë. Por 36-vjeçari me iniciale A.C. u arrestua nga Forcat Shqiponja. Ndërsa u sekuestrua dhe pistoleta me një krehër me fishekë luftarakë.

36-vjeçari me iniciale A.C. nga fshati Kalivaç i Tepelenës u arrestua në flagrancë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Sarandës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë