Ka ndodhur

Sarandë, sherr me thika mes adoleshentëve në plazh

Një sherr për motive banale ka precipituar në përdorimin e thikës në ambientet e “Plazhit të ri” në qytetin e Sarandës. Si pasojë e konfliktit mes dy 16-vjeçarëve, njëri prej tyre, shtetasi me inicialet B.A., është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për shkak të goditjes me thikë që ka marrë nga bashkëmoshatari i tij me inicialet, O.H.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, si dhe ka sekuestruar mjetin prerës, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë