Dy burra të moshës 62 dhe 63 vjeç, kanë abuzuar seksualisht dhe më pas kanë shfrytëzuar për prostitucion një vajzë 13-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ndërsa situata bëhet edhe më skandaloze, ku i përfshirë në këtë skemë është edhe një punonjës policie.
Në pranga ka rënë kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, punonjës policie, Trup Shërbimi në pikën kufitare Rips dhe tutori i të miturës, Stefan Koloi, 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Arrestimi i tyre është bërë nga SHÇBA pas një hetimi 1-mujor për rastin që ishte denoncuar në Policinë e Sarandës. Kryeinspektori Rako, i cili ishte klient i 13-vjeçares, u arrestuar në flagrancë, ndërsa Stefan Koloi, ishte tutori i saj.

Ai e ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi 13-vjeçaren, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit. Ata do të përballen me veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar: 2 automjete; 4 aparate celularë; një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Më herët, gjatë kësaj të premteje, dy persona u arrestuan në Vlorë dhe Tepelenë me dyshimin e ngacmimit seksual nga dy vajza 11 dhe 17 vjeçe, ku në rastin e parë, mbesa ka denoncuar xhaxhain e saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




