Ka ndodhur

Sarandë, përplasen dy mjete, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar me iniciale M.K nga Gjirokastra i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit T. B.

Pas ngjarjes, shoferi 45-vjeçar është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

“Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi M. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin T. B., 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi M. K”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë