Ka ndodhur

Sarandë, një turist polak dyshohet se është mbytur në det

Gazeta Si – Një turist polak në Sarandë dyshohet të jetë mbytur në det një ditë më parënë plazhin e Ksamilit.

Një 29-vjeçare polake me iniciale D.R. ka kallëzuar në Policinë e Sarandës se i moshuari Z.K., është futur në det dhe prej atij momenti nuk e ka parë më sërish.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites, ndërsa denoncimi në polici nga 29-vjeçarja është bërë në orën 20:00.

Pas marrjes së kallëzimit, blutë kanë nisur kërkimet për gjetjen e turistit polak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë