Ka ndodhur

Sarandë/ Motori i forcave ‘Shqiponja’ përplaset me makinën e turistit italian, plagoset efektivi

Një polic u plagos pasi motori i forcave “Shqiponja” u aksidentua pas mesnatë në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës, është përplasur me një mjet të drejtuar nga shtetas italiane.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv policie i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.

Mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task-Forcë të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarande të shumë personave që janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur në Sarandë e Ksamil.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë