Katër të rinj janë arrestuar në Sarandë me akuzën për trafik emigrantësh nga kufiri i gjelbër me Greqinë drejt vendeve të BE-së, duke përdorur Shqipërinë si trampolinë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kranea”, u arrestuan; E.S.,19 vjeç, K.R., 20 vjeç, E.D., 21 vjeç dhe K.M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u sekuestruan dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.
Të rinjtë, sipas policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, 6 sirianë që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




