Ka ndodhur

Sarandë, grabitësit e armatosur hyjnë në banesën e noterit dhe i marrin paratë

Shtëpia e noterit Thoma Kaçi në Sarandë është grabitur me dhunë mëngjesin e të mërkurës nga dy persona të armatosur.

Keqbërësit janë futur në apartamentin e 63-vjeçarit me kallashnikov dhe thika dhe në kërcënimin e armëve, kanë marrë një shumë parash, dhe dy çelësa automjetesh.

Pasi është njoftuar për ngjarjen, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet, por deri më tani pa rezultat për hapjen e autorëve

Sipas policisë, noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë