Ka ndodhur

Sarandë, 50-vjeçari kapet me 6 emigrantë të paligjshëm në makinë

Gazeta Si – Një 50-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës kundre fitimit.

Policia thotë se nga operacioni i koduar “Qafa e Hanit”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë në vendin e quajtur “Qafa e Hanit” në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e Lindjes së Mesme kundrejt fitimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë