Gazeta Si – Një 35-vjeçar ka shkuar i plagosur me thikë në spitalin e Sarandës për të marrë mjekim.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa mësohet se ka mbetur i plagosur Besmir Uka,i cili i wshtë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka marrë goditje në bark.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur një sherri në një lokal në lagjen Nr.3 qytetit. Besmir Uka rezulton i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes,” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010.
Po ashtu, gjatë kohës që ndodhej në burg, 35-vjeçari është proceduar penalisht pasi u denoncua nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në Facebook. Uka ka precedentë penalë për “dhunë në familje, “drejtim mjeti pa patente”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




