Gazeta Si – Një 21-vjeçari mbeti i plagosur me thikë këtë të premte, pas një sherri për përplasjen mes dy automjeteve në zonën e njohur si “Ekualipsi”.
Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur D.V., i cili mori një goditje në parakrah.
Ndërsa thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nga hetimet dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Gjatë përplasjes, një nga automjetet humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër mjet në rrugë, duke shkaktuar panik mes qytetarëve të pranishëm.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.