Marco Mengoni dhe kënga e tij ”Due vite” janë fitues të edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos.
I dyti doli Lazza dhe i treti Mr. Rain.
”Doja t’ua kushtoja fitoren të gjitha zonjave që morën pjesë në festival”, tha Marco Mengoni menjëherë pas fitores.
”Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artisteve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocionet.
Mbrëmja e fundit e Sanremos u hap me një homazh emocionues nga Gianni Morandi për mikun e tij Lucio Dalla, i cili do të mbushte 80 vjeç më 4 mars, me këngët ”Piazza Grande”, ”Futura” dhe ”Caruso”.
Ndërkohë, u lexua edhe letra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtuar festivalit.
”Ukraina do ta fitojë patjetër këtë luftë. Ajo do të fitojë së bashku me botën e lirë. Ajo do të fitojë falë zërit të lirisë, demokracisë dhe, natyrisht, kulturës”, thuhej në një nga pasazhet e letrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.