Muzike

Sanremo 2023: Datat, këngëtarët në garë, të ftuarit

Dirigjentë, të ftuar, konkurrentë: çfarë duhet të dini për garën në Ariston.

Nga Gazeta Si – Nga e marta e 7 shkurtit deri të shtunën 11 shkurt 2023 rikthehet Festivali i Sanremos, tashmë në edicionin e tij të 73-të. Gara e këngës do të transmetohet – sipas traditës – në prime time në Rai 1.

Prezantuesit dhe prezantueset

Në krye, për herë të katërt, do të jetë Amadeus. Me të edhe Gianni Morandi.

Dhe bashkëprezantueset: Chiara Ferragni (të cilën do ta shohim në Ariston të martën në mbrëmjen e parë dhe të shtunën në finale), Francesca Fagnani (e mërkurë), Paola Egonu (e enjte) dhe Chiara Francini (e premte).

Të ftuarit

Janë zbuluar edhe disa nga të ftuarit e Festivalit: gjatë mbrëmjes së parë do të shohim ribashkimin e Pooh.

Një treshe tërësisht italiane edhe për mbrëmjen e dytë, me Gianni Morandi (si super i ftuar si dhe bashkëprezantues së bashku me Amadeus), Albano dhe Massimo Ranieri.

Më pas kthehen të ftuarit e mëdhenj ndërkombëtarë: të mërkurën në mbrëmje do të jetë radha e Black Eyed Peas. Ende konfidenciale për emrat e tjerë, pak javë para fillimit të eventit.

Përveç kësaj, janë njoftuar edhe të ftuarit që do të performojnë çdo mbrëmje në skenën në Piazza Colombo në lidhje me Ariston – përmes profilit TikTok të Festivalit: Piero Pelù, Francesco Renga dhe Nek (që do të luajnë së bashku), Achille Lauro.

Këngëtarët në garë

Artistët Big që konkurrojnë në edicionin e 73-të të Sanremos janë 28.

Anna Oxa – «Sali (Canto dell’anima)»

• Ariete – «Mare di guai»

• Articolo 31 – «Un bel viaggio»

• Colapesce Dimartino – «Splash»

• Colla Zio – «Non mi va»

• Coma_Cose – «L’addio»

• Elodie – «Due»

• Gianluca Grignani – «Quando ti manca il fiato»

• Gianmaria – «Mostro»

• Giorgia – «Parole dette male»

• I Cugini di Campagna – «Lettera 22»

• Lazza – «Cenere»

• LDA – «Se poi domani»

• Leo Gassmann – «Terzo cuore»

• Levante – «Vivo»

• Madame – «Il bene nel male»

• Mara Sattei – «Duemilaminuti»

• Marco Mengoni – «Due vite»

• Modà – «Lasciami»

• Mr. Rain – «Supereroi»

• Olly – «Polvere»

• Paola & Chiara – «Furore»

• Rosa Chemical – «Made in Italy»

• Sethu – «Cause perse»

• Shari – «Egoista»

• Tananai – «Tango»

• Ultimo – «Alba»

• Will – «Stupido» /Il Corriere della Sera/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë