Edicioni i 72-të i Festivalit të Sanremos është gati të nisë dhe ndërkohë kanë nisur edhe parashikimet për fituesit. Ndër konkurrentët më të vlerësuar nga kritikët për fitoren (dhe në të njëjtën kohë, të zgjedhur edhe nga bastorët) janë Elisa – e cila rikthehet në garë 21 vjet pas fitores me “Luce” dhe sjell këngën “O forse sei tu”, – dhe dyshja Mahmood dhe Blanco, që konkurrojnë me “Brividi”.
Sipas parashikimeve të ekspertëve të “Sisal është edhe Sangiovanni, një fenomen i ri i verës së kaluar, i nisur nga “Amici” dhe Achille Lauro, përsëri në skenën e Ariston për herë të tretë në katër vjet. Në vendin e tretë mund të vendosen me të njëjtat shanse Ema, Irama, Rkomi apo Massimo Ranieri.
Edhe pse nuk kanë dalë te favoritët, emra të tjerë të njohur pjesë e këtij edicioni jan Dargen D’Amico, Fabrizio Moro, Gianni Morandi dhe Michele Bravi. Duke mbyllur renditjen vijon Yuman, Giusy Ferreri, Ana Mena, Matteo Romano, Highsnob dhe Hu dhe veteranja Iva Zanicchi.
Festivali i 72-të i San Remos do të moderohet për të tretin vit radhazi nga Amadeus dhe do të transmetohet nga e marta 1 deri të shtunën 5 shkurt.
Këtë vit do të ketë një pjesëmarrje prej 25 këngëtarësh, përfshirë edhe tre kryesuesit e Sanremo Giovani 2021: Yuman, Tananai dhe Matteo Romano.
Votimi
Gjatë dy mbrëmjeve të para, rregullorja parashikon që juria e gazetarëve të akredituar ndahet në tre komponentë të pavarur: një nga shtypi dhe TV, një nga radio dhe një nga ueb. Në mbrëmjen e katërt dhe të pestë ai do të votojë si një komponent i vetëm, duke iu bashkuar Jurisë së Televotimit dhe “Demoscopica 1000” (e përbërë nga një mijë fansa të përzgjedhur sipas kritereve të balancuara të moshës dhe origjinës gjeografike, të cilët do të shprehin preferencat e tyre në distancë nëpërmjet aplikacionit), që do të jenë protagonistët ekskluzivë të së tretës.
Bashkëprezantuesit
Bashkëprezantueset që do të ngjiten në skenë gjatë pesë mbrëmjeve do të jenë sipas radhës Ornella Muti, Lorena Cesarini, Drusilla Foer, Maria Chiara Giannetta dhe Sabrina Ferilli. Është konfirmuar edhe prezenca tashmë tradicionale e Fiorellos, i cili do të ndërhyjë në orët e para të mbrëmjes dhe më pas në befasi.
Të ftuarit
Disa prej të ftuarve: Cesare Cremonini, Laura Pausini, Checco Zalone, Måneskin (fituesit e edicionit të fundit), Meduza dhe protagonistët e disa serialeve në Rai, Luca Argentero (“Nelle tue mani”), Lino Guanciale (“Noi”), Raoul Bova (“Don Matteo”) e Gaia Girace bashkë me Margherita Mazzucco (“L’amica geniale”).
Këngëtarët në garë:
• Elisa, O forse sei tu
• Le Vibrazioni, Tantissimo
• Emma, Ogni volta è così
• Irama, Ovunque sarai
• Donatella Rettore e Ditonellapiaga, Chimica
• La rappresentante di lista, Ciao ciao
• Giusy Ferreri, Miele
• Achille Lauro, Domenica
• Iva Zanicchi, Voglio amarti
• Gianni Morandi, Apri tutte le porte
• Sangiovanni, Farfalle
• Massimo Ranieri, Lettera al di là del mare
• Noemi, Ti amo non lo so dire
• Ana Mena, Duecentomila ore
• Dargen D’Amico, Dove si balla
• Michele Bravi, Inverno dei fiori
• Fabrizio Moro, Sei tu
• Mahmood e Blanco, Brividi
• Rkomi, Insuperabile
• Giovanni Truppi, Tuo padre, mia madre, Lucia
• Aka 7even, Perfetta così
• Highsnob e Hu, Abbi cura di te
• Matteo Romano, Virale
• Tananai, Sesso occasionale
• Yuman, Ora e qui
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.