Bota

Sanna Marin dorëhiqet pas humbjes në zgjedhje, lë drejtimin e partisë dhe të qeverisë

Gazeta Si – “Më duhet të them se këto vite e kanë vënë rezistencën time në një provë të rëndë”. Kështu u shpreh me një psherëtimë, kryeministrja finlandeze në largim Sanna Marin, e cila njoftoi sot dorëheqjen e saj si kryetare e partisë së saj, Social Demokratët, e për rrjedhojë edhe si kryeministre.

Ajo e bëri këtë në një konferencë për shtyp, e para që nga humbja e saj në zgjedhjet e së dielës.

Finlandezët votuan për rinovimin e Parlamentit dhe për rrjedhojë për një qeveri të re: nuk do të jetë më ajo që do ta formojë atë, pasi partia e saj u rendit e treta me 19,9% të votave, por rivali i saj i qendrës së djathtë, Petteri Orpo ( 20.8 %).

“Kam arritur në përfundimin se nuk do të rishfaqem kurrë për një mandat të ri si kryetare e socialdemokratëve në kongresin e shtatorit”, tha ajo, duke përjashtuar kështu në mënyrë të qartë edhe një post në qeverinë e ardhshme.

“Nuk më duket e mundshme që unë personalisht të jem në qeverinë e ardhshme. Në fund të fundit, unë nuk kam pasur as ndonjë propozim ndërkombëtar (një pozicion në NATO është hipotezuar). Unë do të vazhdoj si deputete”.

Shumëkush pyeste veten se si do ta trajtonte pozicionin e saj të ri si “humbëse” dhe ndërkohë që ishte marrë si e mirëqenë, ose ndoshta edhe tashmë në zhvillim e sipër, se asaj do t’i ofrohej një ministri “me peshë” (zërat që qarkullonin ishin Punët e Jashtme).

Në qeverinë e ardhshme, me një tërheqje liberale dhe me shumë gjasa të bazuar në aleancën me finlandezët sovranë dhe nacionalistë, ajo e kishte bërë të qartë pothuajse apriori se nuk do të merrte pjesë.

Më 6 prill Marin do të japë dorëheqjen edhe nga posti i kryeministres, të cilin normalisht do ta kishte mbajtur, për trajtimin e çështjeve të aktualitetit, deri në emërimin e qeverisë së re, gjë që analistët nuk e presin para fundit të qershorit.

Sanna Marin më pas falënderoi për “nderin e madh” që ishte në gjendje të drejtonte qeverinë, duke shtuar megjithatë se kishte pasur “momente jashtëzakonisht të vështira”.

“Më duhet ta pranoj se rezistenca ime është testuar ndër vite”, përfundoi ai. Ende asnjë komunikim zyrtar nga partia e saj, socialdemokrate: edhe për ta, në një krizë elektorale, një epoke po i vjen fundi.

Sanna Marin, 37 vjeçe aktualisht, 34 kur u emërua kryeministre dhe për rrjedhojë, në atë kohë, më e reja në botë, ka rinovuar një parti që historikisht ka shumë më shumë votues të moshuar sesa të rinj, aq sa i garanton shtatë ulëse më shumë se në zgjedhjet e vitit 2019.

Megjithatë, numri dy i socialdemokratëve, Matias Makynen, është 32 vjeç dhe një nga emrat e preferuar për pasardhësin e Marin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë