Politike

Sanksionet, Yuri Kim: Nëse jeni përfshirë në korrupsion, është koha të merrni parasysh pasojat

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas sanksioneve të vendosur nga Zyra e Thesarit në SHBA ndaj një grupi biznesi serb që vepron në Veri të Kosovës.

“Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Departamenti i Thesarit ne SHBA lëshoi vendimet e reja. Pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të zbuluar përgjegjësit, ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minimin e demokracisë.

Vendime si ky ndonjëherë kërkojnë vite për t’u ndërtuar, por kur ndodhin ato janë shkatërruese. Nëse jeni të përfshirë në korrupsion ose përpjekje për të minuar demokracinë, tani është koha e mirë për të ndaluar dhe për të marrë parasysh pasojat”, shkruan Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë