Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandar Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon.
Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
The case of Aleksandar Vulin demonstrates that the poisonous mix of autocracy & corruption endangers not only democracy & rule of law, but also peace & security, in the WB6 & beyond. I join @theprogressives' call for the int'l community to follow 🇺🇲's timely & justified decision. https://t.co/vbVDoKFEDJ
— Albin Kurti (@albinkurti) July 14, 2023
Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi, është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së.
Siç thuhet në shpjegim, Vulin është i përfshirë në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike.”
Vulin mbajti një marrëdhënie reciproke me tregtarin serb të armëve Sllobodan Teshiç, i cili është gjithashtu nën sanksionet e SHBA-së, duke e ndihmuar atë të lëvizte lirisht dërgesat e tij të paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




