Futboll

Sanksione? Abramoviç porosit ushqimin nga Londra në Baku, 40 mijë stërlina i do avioni

Gazeta Si - As llogaritë e ngrira dhe ngjarjet e fundit me Çelsin nuk e kanë ndalur dëshirën e Roman Abramoviçit për të porositur ushqimin në shtëpi. Nuk do të kishte asgjë të jashtëzakonshme këtu, nëse oligarku rus nuk do të gjendej në Baku, në Azerbaijxhan, dhe ushqimi do të vinte nga Londra.

“Mirror” shkruan se si pronari i Çelsit nuk i ka rezistuar ushqimit japonez të një prej restoranteve të tij të preferuar të kryeqytetit anglez. Ai vendosi ta porosiste ushqimin, duke shpenzuar 40 mijë stërlina për ta dërguar atë në Baku me një avion të vogël privat.

Roman Abramoviç. Gazeta Si, 11 prill 2022

Abramoviç ka bërë një porosi prej 1200 stërlinash, që i janë shtuar shpenzimit për udhëtimin. Mbetet për t’u kuptuar se në çfarë mënyrë ka mbërritur ushqimi tek oligarku rus, duke pasur parasysh kohën e udhëtimit. Sipas tabloidit anglez, udhëtimi nga Londra në Baku zgjat 5 orë e gjysmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë