Kryeministri Edi Rama thotë se rasti i sanitares në Spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk mund të përkufizojë të gjithë mjekët dhe infermierët shqiptarët.
“Çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, tha ai.
Rama e komentoi këtë rast të zbuluar nga mediat gjatë përurimit të qendrës shëndetësore numër 1 në Tiranë. Ai falenderoi mediat, por tha se nga investigimi gazetaresk rezulton se sanitarja ka vepruar e vetme dhe nuk ka pasur lidhje me infermierë dhe mjekë.
“Do doja të thoja që investigimi i tyre nuk ka rezultuar që ajo sanitare të ishte i lidhur me mjekët dhe ishte zinxhir, por duhet të jetë një kambanë alarmi për njerëzit që janë në alarm që nuk duhet të ndjekin rrugë të tilla se ne jemi në dispozicion të tyre”, u shpreh Kryeministri.
Sanitaria Tire Alldervishaj u la në burg nga ana e gjykatës, që i kërkoi prokurorisë të hetojë nëse sanitarja ka vepruar e vetme apo jo dhe gjithashtu që të rivlerësojë akuzën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.