Futboll

Sanço dhe persekutimi absurd te Mançesteri. Nuk lejohet në mensë, ushqimi i jepet me qese

Gazeta Si – Raporti mes Xhedon Sanço dhe Mançester Junajtid ka prekur fundin. Nga dita në ditë situata bëhet më nervoze dhe ndarja duket e pashmangshme, por ajo që ka ndodhur së fundi është absurde për një klub të madh si Mançesteri.

Lojtari është lënë jashtë skuadre pas një zënke me trajnerin Erik Ten Hag dhe nga ai moment nuk ka mundur të futet as në strukturat e klubit.

Sipas ‘The Atlethic’, makina e Sanços duhet të parkohet në sektorin e të rinjve. Ai po ashtu duhet të jetë i vetëm në dhomën e zhveshjes të akademisë për të evituar kontaktet me lojtarët e rinj.

Persekutimi vazhdon edhe më tej. Sulmuesit anglez i është ndaluar të hyjë në mensën e klubit dhe ushqimi i jepet me një qese në anën tjetër të rrugës të qendrës sportive në Carrington.

Një situatë e paimagjinueshme për një klub të nivelit të lartë të rangut botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë