Gazeta Si – Samurai i fundit, Kazu Miura, nuk dorëzohet as në moshën 55-vjeçare dhe kthehet të luajë në Europë. Legjenda e futbollit japonez, futbollisti profesionist më i madh në moshë në aktivitet, ka firmosur një kontratë me Oliveirense, klub i kategorisë së dytë në Portugali.

“Dua të punoj fort për t’u treguar të gjithëve pse jam kaq i njohur”, ka deklaruar Miura pas kontratës së re. Për sulmuesin ky është sezoni i 38-të si profesionist. Miura ka thyer çdo rekord të mundshëm sa i takon jetëgjatësisë në futbollin profesionist.
Ai ka luajtur më parë në Brazil, Itali, Kroaci, Australi dhe në Japoninë e tij, ku ka qenë një ‘flamur’ i Jokohama FC, me pronarë grupin “Onodera”, që është edhe aksioner në maxhorancë edhe i Oliveirense.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




